Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet për vrasjen e gjymtimin e çiftit Pasho në Itali, hesht në gjykatë ish e dashura e djalit


Shqiptarja Elona Kaleshi, dyshohet si autorja e vrasjes dhe masakrimit të çiftit Shpëtim e Teuta Pasho në Itali pesë vite më parë. 36-vjeçarja ka dalë sot para gjykatës por nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

Ish e dashura e Taulant Pashos, djalit të çiftit Pasho i cili ndodhet në burg, ka mohuar më herët përfshirjen e saj në krim. Megjithatë sipas prokurores së çështjes në vendin fqinj, ajo është e dyshuara kryesore për vrasjen e masakrimin e çiftit Pasho.

Shpëtim e Teuta Pasho u gjetën të gjymtuar me pjesët e trupit të futura në katër valixhe pranë burgut të Solicianos në Itali. Ata dyshohet se janë vrarë brenda banesës që kishin marrë me qira e më pas janë copëtuar e futur në katër valixhe që u gjetën nga policia në datën 15 dhjetor.

Për të verifikuar identetitetin është dashur kryerja e analizave të ADN-së që vërtetoi se kufomat i përkisnin çiftit Pasho, i zhdukur pesë vite më parë. Dyshohet se Shpëtim Pasho është vrarë me thikë ndërsa e shoqja, Teuta është rrahur për vdekje.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *