Kreu i PD-së, Basha, po zhvillon një takim më studentët e Mjekësisë.
Ai dëgjoi shqetësimet e tyre ndërsa tha se është tragjedi për rininë e studentët e Mjekësisë që largohen pas studimeve drejt vendeve të huaja.
Kryedemokrati theksoi se edhe pse për 7 vite me radhë është folur për shëndetësinë falas, ajo që ka ndodhur janë koncesionet korruptive në shëndetësi e fushat e tjera.
“Kjo është gjë shumë e trishtë. Është një tragjedi për rininë në tërësi, në veçanti për studentët e shëndetësisë. Kjo do të thotë që ne po trajnojmë mjekë për Europën, ndërkohë që kemi numrin më të ulët të mjekëve për frymë në Europë dhe po arrijmë rekordet botërore. 7 vite me radhë është folur për shëndetësinë falas, por në fakt ajo që është bërë, janë koncensionet e chek-up it dhe koncensionet e tjera korruptive dhe paratë e qytetarëve që duhet të shkonin për shëndetësinë kanë shkuar në këtë drejtim.” – tha Basha.
Ai tha se qeveria e re e vendit do e ndryshojë situatën në shëndëtësi si dhe në sektorët e tjerë të vendit. Basha theksoi se ndryshimi do nisë nga rritja e pagave të mjekëve e infermirëve në vend në mënyrë që të arrihet niveli i Kosovës.
“Gjëja e parë që do të bëjmë ne është të stabilizojmë nivelin e shpërblimit për mjekët dhe për infermierët. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të arrijë nivelet e Kosovës: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët.” – shtoi Basha.