Nga sot në mbrëmje hyn në fuqi orari i ri i vendosur nga qeveria për lëvizjet e qytetarëve. Këta të fundit nuk do lejohen më të lëvizin pas orës 20:30 të mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.
Kufizimet e reja u vendosën pak ditë më parë nga Komiteti i Ekspertëve lidhur me pandeminë Covid-19 dhe do jenë në fuqi deri në datën 4 janar.
Përjashtim nga orari i ri bëjnë personat që kanë emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të tjera të domosdoshme.