Vendosni fjalën kyçe....

“Ka sakrifikuar aq shumë” – Kryebashkiakja në SHBA e emërton vigjiljen e Krishtlindjes “Dita e Faucit”


Statusi i ekspertit amerikan Covid-19, Dr. Anthony Fauci, si një i dashur nga mediat dhe hero i majtistëve ka marrë një tjetër hov, pasi dita në vigjile të Krishtlindjeve 2020 do të emërtohet sipas emrit të tij në kryeqytetin e SHBA-së.

Kryebashkiakja e Uashingtonit, Muriel Boëser, e njoftoi shpalljen të mërkurën, duke thënë se për nder të ditëlindjes së tij të 80-të, dita në prag të Krishtlindjeve do të festohet si ‘Dita e Dr. Anthony Fauci’.

“Ne jemi tepër krenarë që e llogarisim Dr. Fauci në mesin e shumë banorëve të Washington DC që po sakrifikojnë kaq shumë për t’i mbajtur komunitetet tona të shëndetshme dhe të sigurta.” – shkroi ajo në Twitter.

Bowser nuk tregoi se çfarë sakrificash po bën Fauci. Proklamata e saj vuri në dukje se ai ka qenë ‘një dritë e ndritshme në kohë të errëta për kombin, duke promovuar të vërtetën mbi frikën dhe duke u dhënë amerikanëve shpresë në qeverinë e tyre’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *