Vendosni fjalën kyçe....

Kim: Kreu i SPAK-ut konfirmoi se do i ndëshkojë kriminelët, do e mbështesim për të arritur rezultate vitin që vjen


Ambasadorja amerikane Kim ka uruar SPAK-un për 1-vjetorin e ngritjes.

Sipas saj, në intervistën e dhënë sot, kreu i kësaj prokurorie ka pohuar sot vendosmërinë për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve.

Kim thekson se SHBA-ja do e mbështesë fuqimisht SPAK-un për të arritur rezultate në vitin 2021.

“Në 1 vjetorin e SPAK, kreu i saj Arben Kraja  iu përgjigj pyetjeve se si do të funksionojë SPAK. Më e rëndësishmja, ai konfirmoi vendosmërinë e SPAK për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve në Shqipëri. SHBA do të mbështesë fuqimisht SPAK për të arritur rezultate në 2021.” – shkruan Kim në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *