Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i SPAK-ut paralajmëron: Të gjithë ata që kanë shkelur ligjin duhet të kenë frikë, kushdo qofshin


Kreu i Prokurorisë Speciale, Arben Kraja, ka thënë sot se të gjithë ata që shkelin ligji duhet të kenë ffrikë pasi do përballen me ligjin, kushdo qofshin.

Ai e bëri pohimin në një intervistë për emisionin ’31 Minuta’ në RTSH, ku tha se pandëshkueshmëria në vend do marrë fund.

“Unë i qëndroj përsëri asaj që kam thënë që ditën e parë, që i bie para se të filloj detyrën, që frikë duhen të kenë  të gjithë ata që shkelin ligjin, kuptohet ata që janë subjekt dhe kompetencë e Spak-ut, sepse ne kemi një kompetencë të përcaktuar  qartë në kodin e procedurës penale dhe në ligjin specifik që ne kemi. Natyralisht, do ndërshkojë ata që do të shkelin ligjin. Kushdo qofshin ata.” – tha Kraja.

Ai shtoi më tej se edhe pse në vend ka një histori të gjatë pandëshkueshmërie, kjo do marrë fund. Kraja tha se pandëshkueshmëria shërben për të nxitur kriminalitetin dhe paralajmëroi se ata që ka bërë shkelje ligji do përgjigjet.

“Në Shqipëri ka patur një histori të gjatë të pandëshkueshmërisë. Në gjithë botën kryhen shkelje të ligjit, kryhen vepra penale, por strukturat ligjzbatuese, organet e prokurorisë dhe gjykatat i ndërshkojnë ata që kryejnë vepra penale të tilla. Tek ne, kemi histori pa fund të mosndëshkueshmërisë që, dmth, që në publik kanë dalë fakte, kanë dalë prova me pamje, me deklarime etj., me radhë. Por që nuk janë ndërshkuar, nuk kanë marrë atë që meritojnë. Në këtë sens, kjo kategori njerëzish që quhen të pandëshkueshëm,  padiskutim që do të jenë subjekt i SPAK-ut në mënyrë të vazhdueshme. Pandëshkueshmëria shërben si nxitje për të rritur kriminalitetin. Kushdo që do të jetë subjekti, që do ti nështrohet hetimit kur ka kryer shkeljet ligjore, duhet të përgjigjet qoftë një qytetar i thjeshtë apo qoftë një person që merret me krimin e organizuar apo një subjekt politik i lartë apo funksionar shtetëror i  lartë. Të gjithë  duhet të jenë njësoj kur të vij problem i ushtrimit dhe ndjekjes penale nga ana e strukturës tonë.” – shtoi shefi i SPAK-ut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *