Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Në Kosovë pati një zhvillim interesant nga Gjykata Kushtetuese, edhe ajo në Shqipëri duhet të jetë e pavarur


Presidenti Meta ka cekur çështjen e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese duke ripohuar se ka bërë çdo përpjekje që vnendi të mos mbetej asnjë ditë pas këtë institucion.

Ai e bëri deklaratën nga Elbasani ku theksoi se shumica u përpoq nëpërmjet KED-së të rrëmbente në mënyrë kriminale një anëtar të Gjykatës Kushtetuese për ta kapur edhe këtë institucion.

“Presidenti ka bërë çdo përpjekje që vendi të mos mbetej pa Gjykatë Kushtetuese funksionale. Ka ende punë për një të tillë. Funksionimi i saj është thelbësor për Presidentin dhe uroj e shpresoj që anëtarët e saj të kenë përgjegjshmëri maksimale për të mbrojtur interesin kombëtar, publik e demokracinë e do mbështes pavarësinë e këtij institucioni. Në kohën e përplasjes me kreun e KED-së, ka pasur një përpjekje për të rrëmbyer në mënyrë kriminale një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, që i takonte Presidentit të Republikës, për ta marrë shumica për llogari të saj e për të kapur në mënyrë brutale Gjykatën Kushtetuese. Për këtë Venecia ka folur qartë se kush e shkaktoi këtë incident të qëllimshëm.” – tha Meta.

Kreu i shtetit shtoi më tej se plotësimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka përfunduar ende ndërsa theksoi se pret që ajo të jetë e pavarur nga politike.

Meta solli si shembull vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës para pak ditësh që rrëzoi qeverinë Hoti duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

“Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese është një proces që vijon dhe ne të gjithë duhet të ndjekim e mbikëqyrim funksionimin e kësaj gjykate në të ardhmen dhe vendimmarjen e saj. Në Kosovë pati një zhvillim shumë interesant dhe ne duhet të synojmë të kemi një gjykatë të pavarur nga politike e që udhëhiqet nga respektimi i interesit kombëtar e Kushtetutës së Shqipërisë.” – shtoi Meta gjatë deklaratës së tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *