Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka deklaruar gjatë një interviste për “Çim Peka Live” se nëse Gjykata Kushtetuese i shpall zgjedhjet e 30 qershorit legjitime është e vdekur.
Sipas Metës nëse GJK merr një vendim të tillë negociatat nuk kanë për tu hapur.
“Një Gjykatë Kushtetuese e cila shpall legjitime zgjedhjet e 30 qershorit është e vdekur. Dhe të jeni të sigurt që nuk hapen negociatat. Ato që kanë vendosur zgjedhjet e 30 qershorit si kusht, e dinë fare mirë se çfarë janë zgjedhjet e 30 qershorit. Shqetësimi im për Gjykatën Kushtetuese nuk është kjo çështja, se kjo mund të jetë e partive. Nuk duhet ta reduktojmë fuqinë e Gjykatës Kushtetuese te zgjedhjet, sepse Gjykata Kushtetuese është garante jo vetëm e popullit shqiptar por edhe e shtetit shqiptar”-deklaroi Presidenti.