Një “mufkë” e thënë nga Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici gjatë një takimi në me një kasap ka bërë xhiron e rrjetit dhe është bërë meme.
Gjici teksa udhëzonte tregtarët për të respektuar masat parandaluese të pandemisë tha: “Mishi, mirë mishi? Megjithëse, nuk duhet konsumua shumë se bën dëm për shëndetin“.
Për këtë deklaratë ai është përgjigjur në emisionin “Radar” në Abc Neës duke thënë se ishte një batutë që i ka shtuar xhiron tregtarit të mishit menjëherë pas takimit me të.
“Ajo ishte një batutë. Nuk besoj se ajo që u tha ndikon tek ulja e xhiros së biznesit. Madje atij i është shtuar xhiroja pas takimit me mua”- tha Gjici.