Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Debati për traun grotesk, kjo është të bësh propagandë në Tiranë për vota në Kosovë


Kryeministri Rama e ka quajtur grotesk debatin për traun në Rrugën e Kombit, i cili u cek nga presidentja në detyrë e Kosovës, Osmani gjatë vizitës në Tiranë.

Gjatë një konference për shtyp online me gazetarët mbi çështjet e infratrukturës e energjisë, Rama tha se Osmani bëri propagandë në Tiranë për të fituar vota në Kosovë.

Ai tha se investimet e bëra në Rrugën e Kombit e kanë bërë atë më të sigurt dhe të standardeve ndërkombëtare.

“Akoma më grotesk është debati për traun. Paraqitet trau i pagesës së rrugës si kufi i vendosur për Kosovën. Kjo është të bësh politikë të brendshme me një çështje administrative të vendit fqinj dhe të vish në Tiranë të bësh propagandë për të fituar vota në Kosovë me një demagogji dhe retorikë absurde, sepse ai tra atje nuk është kufi. Sikundër trau me pagesë që do të vihet nesër në rrugën e re Milot-Fier, që nuk është kufi mes Shkodrës e Tiranës apo Tiranës e Fierit. Siç nuk është kufi në vendet e tjera në botë. Faktet sot flasin qartë, shikojeni rrugën. Besoj se dhe zonja Vjosa dhe gjithë të tjerët nëse duan të shohin, e shohin ndryshimin kapilar në atë rrugë, që ishte e rrezikshme dhe sot po bëhet me të gjitha standardet. Pra, këto janë dy pika që flasin qartësisht për një sëmundje që e ka prekur dhe po e gërryen politikën në Kosovë, duke bërë një alterim të funksioneve politikë e brendshme me politikën e jashtme dhe e kundërta.” – tha ndër të tjera Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *