Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nuk kam folur për firmën e babait për varjen e Havzi Nelës, mungojnë dy elementë


Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Opinion” u pyet ndër të tjera edhe për firmën që i ati i tij ka vënë në një dokument për varjen e poetit kuksian Havzi Nela.

Ai thotë se ka dyshime për firmën ndërsa shtoi se akuzat dolën vetëm si luftë politike ndaj tij.

Nuk i kam dal në mbrojtje. Rasti është shumë i trishtuar në vetvete. Historia e tij është komplekse. Nuk jam prononcuar pasi mungojnë dy elementë.

E para, mungon fjala e tim eti. Rasti ka dalë shumë më vonë për shkak të luftës time politike. Dhe e dyta, më mungon bindja. E kam parë firmën e tij dhe nuk jam i bindur as për firmën e tij.

Ndërkohë që aq më pak pastaj të jem i pritur të jem i nxituar në këtë aspekt kur mendoj që ata që e nxorrën dhe ata që e kthyen në një avaz në publik që për mua fabrikuan një dosje të tërë, ku u arrit në monstruozitetin ku unë në gjyq paskam akuzuar nënën e djalit tim se djali im ishte djali i babait tim.

Është një dosje e fabrikuar 100%. Materialet e gjyqit janë aty dhe faktikisht ka qenë vetëm një seancë pajtimi”- tha Rama në “Opinion”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *