Vendosni fjalën kyçe....

Rama tregon raportin me Nanon: Është i bukur por nuk komunikojmë intesivisht


Kryeministri Edi Rama, në një intervistë ndryshe për emisionin “Opinion” ka treguar ndër të tjera për raportin me paraardhësin e tij në Partinë Socialiste, Fatos Nano.

Rama tha se ka një raport që ai e quan të bukur por që nuk komunikon intesivisht me të.

Të them të drejtën raportin sot mund ta quaj të bukur. Komunikojmë jo intensivisht, hera -herës, por ajo që është pjesa e bukur e raportit është që ai ka qenë këtu, dhe ai e di edhe fizikisht se çfarë do të thotë presion i kësaj zyre. Dhe mbi të gjitha ai dhe besoj dhe të tjerët që kanë qenë këtu, e dinë se ç’është vetmia në këtë zyrë. Kjo zyrë ka shumë vetmi. Njerëzit mendojnë se kur hipën në majë, je i rrethuar me një mori njerëzish. Në fakt, në majë je më vetëm se askush tjetër. Sepse kur vjen koha e momenteve të vështira, je komplet vetëm. Për këtë arsye, eksperienca, ndjesia fizike e të jetuarit në këtë zyrë, sfidat, sfilitjet, përplasjet edhe ajo që kemi kaluar me njëri-tjetrin na e kanë bërë këtë raport shumë të bukur”- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *