Vendosni fjalën kyçe....

Singapore Airlines lëshon pasaportën “Covid-19”, të pavaksinuarit s’do lejohet të udhëtojnë


Singapore Airlines është bërë kompania e parë e madhe në botë që prezanton një certifikatë dixhitale për të kontrolluar rezultatet e testit Covid-19 dhe statusin e vaksinimit të një pasagjeri, në atë që kompania e përshkroi si normaliteti i ri për udhëtimet.

Ajo njoftoi të mërkurën se kishte filluar provat e para në botë të një ‘procesi të verifikimit shëndetësor’. Aplikacioni, i njohur si ‘Travel Pass’, po përdoret në fluturimet e kryera nga Singapore Airlines nga Xhakarta, Indonezi ose Kuala Lumpur, Malajzi për në Singapor.

Kompania tha se mund ta shtrinte programin në qytete të tjera nëse provat janë të suksesshme. Ajo gjithashtu planifikon të integrojë certifikatën në aplikacionin e saj celular SingaporeAir në muajt e ardhshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *