Vendosni fjalën kyçe....

Trump vendos veton ndaj projektligjit për mbrojtjen


Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka vendosur veto ndaj Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare, me çka projekt-ligji përsëri do të kthehet në Kongres.

Projekt-ligji kaloi të dy dhomat e Kongresit në fillim të këtij muaji.

Më 11 dhjetor, një votim 84-13 nga Senati me 100 vende dërgoi projekt-ligjin prej 731 miliardë dollarësh në tryezën e presidentit, pasi më herët në fillim të muajit kaloi Dhomën e Përfaqësuesve, me çka siguroi një shumicë pa të drejtë vetoje në të dy dhomat.

Në një njoftim për media, presidenti amerikan tha se projekt-ligji nuk përfshin “masa kritike të sigurisë kombëtare dhe përfshin dispozita që nuk respektojnë veteranët dhe historinë ushtarake të vendit, si dhe është në kundërshtim “me përpjekjet e administratës së tij për ta vendosur Amerikën të parën në sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme”.

“Është një dhuratë për Kinën dhe Rusinë”, tha Trump.

Ai tha se projekt-ligji dështon të bëjë ndonjë ndryshim domethënës në Seksionin 230 të Aktit të Mirësisë së Komunikimeve, të cilin ai e akuzoi për përhapjen e dezinformimit në internet dhe se duhet të shfuqizohet.

Çështje të tjera në projekt-ligj janë riemërtimi i disa instalimeve ushtarake dhe sipas presidentit Trump, ligji kufizon “aftësinë e presidentit për të ruajtur sigurinë e kombit duke kufizuar në mënyrë arbitrare sasinë e fondeve të ndërtimit ushtarakisht që mund të përdoren për t’iu përgjigjur një emergjence kombëtare”.

Senatori demokrat, Mark Warner, i cili është nënkryetar i Komitetit të Intelegjencës së Senatit, e quajti veton e presidentit “të paarsyeshëm”.

“Vendimi i presidentit për të vënë veton në këtë legjislacion dypartiak gjatë daljes nga dera përbën një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare të SHBA-ve”, tha Warner në një njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *