Është arrestuar mëngjesin e sotëm, Josif Kavaja, 45-vjeçari që qëlloi ndaj policisë ditën e djeshme.
Ai është ndaluar në shtëpinë e tij nga efektivët në një aksion që nisi që prej ditës së djeshme.
Kavaja qëlloi ndaj policisë që kishte shkuar pasi ishte lajmëruar nga banorët e fshatit.
Pas kësaj ai u arratis në një pyll pranë fshatit ku jetonte bashkë me armën që kishte me vete.