Vendosni fjalën kyçe....

Djali vret me thikë të atin në Prizren


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ku një i ri dyshohet se ka vrarë me thikë të atin.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Dardania’ të Prizrenit sipas policisë komunale.

Shkaqet e sulmit me thikë nuk dihen ende ndërsa 50-vjeçari ka humbur jetë për shkak të plagëve të marra, shkruan Lajmi.

“Ju informojmë se sot me datë 25 dhjetor 2020, rreth orës 13:55 nje qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se në lagjen Dardani, Rruga ‘Nazim Kokollari’ është duke ndodhur një rast dhune në familje, ku djali është duke i sulmuar prindërit. Patrulla policore ka arrit në vendngjarje dhe kanë arrestuar personin e dyshuar, M.H. rreth 30 vjeçar, i cili e ka sulmuar prindin e tij me thikë. Si pasojë e plagëve të marra viktima (prindi) përkatësisht babai rreth 50 vjeçar ka ndërruar jetë. Emergjenca, njësitë policore dhe forenzika kanë dalur në vendin e ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *