Ish-gjyqtari Alaudin Malaj ka debatuar me të birin ditën e sotme para se të shoqërohej në polici.
Sipas pamjeve të publikuar dëgjohet Malaj teksa shkëmben fjale me të birin.
Ndërsa ish-gjyqtari i kërkon policisë që të marri të birin e ta fusin në makinë, ai i përgjigjet se në polici do shkojë edhe i ati pasi ka vjedhur makinën.
Malaj u shoqërua paraditen e sotme në polici. Ish-gjyqtari ka dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë në korrik 2020, kohë në të cilën ishte gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë.
Video Credit: Euronews