Vendosni fjalën kyçe....

Fauci pranon se gënjeu për të manipuluar publikun lidhur me vaksinën Covid-19


Dr. Anthony Fauci, epidemiologu i famshëm tashmë dhe i trajtuar si hero nga mediat kryesore dhe politikanët demokratë, ka pranuar se ai i gënjeu amerikanët për t’i manipuluar ata lidhur me vaksinën Covid-19.

Mashtrimi i qëllimshëm përfshinte vlerësime për përqindjen e popullsisë që do të duhet të imunizohet për të arritur imunitetin e tufës kundër Covid-19 dhe për të mundësuar një kthim në normalitet.

Në fillim të këtij viti, Fauci tha se për të arritur imunitetin e tufës duhej imunizimi i 60-70 për qind të popullatës, por më pas ai i lëvizi shifrat duke i çuar në 70-75 për qind në intervistat televizive rreth një muaj më parë. Javën e kaluar, ai i tha CNBC se numri magjik do të ishte rreth ‘75, 80, 85 përqind’.

Gjatë një interviste në New York Times, Fauci tha se ai me qëllim rishikoi vlerësimet e tij gradualisht. Gazeta, e cila postoi artikullin të enjten, tha se Fauci ndryshoi përgjigjet e tij pjesërisht të bazuara në ‘shkencë’ dhe pjesërisht në besimi e tij.

“Kur sondazhet thanë se vetëm gjysma e të gjithë amerikanëve do të bënin një vaksinë, unë po thosha që për imunitetin e tufës do duhej 70 deri në 75 përqind.” – tha Fauci.

“Pastaj, kur sondazhet më të reja thanë se 60 përqind ose më shumë do ta bënin vaksinën, unë mendova, ‘Unë mund ta shtyj pak këtë shifër’, kështu që shkova në 80, 85.”­ – shtoi Fauci.

Fauci shtoi se ai nuk e di numrin real por beson se diapazoni është 70-90 përqind.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *