Vendosni fjalën kyçe....

Kritikohet media në Britani, vuri në lojë fjalimin tradicional të Mbretëreshës për Krishtlindje (Video)


Një rrjet televiziv britanik është kritikuar për transmetimin e një versioni të rremë të fjalimit tradicional të Krishtlindjes së Mbretëreshës Elisabet II, ku ajo tallet me Harry dhe Meghan për lëvizjen e tyre në Kanada

Transmetuesi britanik ‘Channel 4’ ka ngjallur polemikë me një video të rreme që portretizon një transmetim alternativ festiv që do të transmetohet të premten.

Mbretëresha Elizabeth II i drejtohet kombit më një mesazh në orën 15:00 me orën lokale Ditën e Krishtlindjes. Mesazhi zakonisht përqendrohet në një temë të vetme dhe në vitin 2020 ka të ngjarë të përqendrohet në pandeminë e koronavirusit dhe ndikimin e saj në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, alternativa e Kanalit 4 do të jetë pak më ndryshe.

Videoja pesë minutëshe tregon një version dixhital të ndryshuar të Mbretëreshës Elisabet II, të luajtuar nga aktorja Debra Stephensen, që diskuton disa nga momentet më të diskutueshme të Familjes Mbretërore këtë vit, duke përfshirë largimin e Princit Harry dhe Meghan Markle nga detyrat mbretërore dhe marrëdhëniet e Dukës së Jorkut me Jeffrey Epstein, njoftoi The Guardian.

Në një klip të shkurtër të videos së botuar nga BBC tregohet “Mbretëresha” e rreme duke bërë shaka teksa thotë: “Ka pak gjëra më të dhimbshme sesa dikush t’ju thotë se preferon shoqërinë e kanadezëve”, duke nënkuptuar lëvizjen e Harry dhe Meghan në Kanada.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *