Vendosni fjalën kyçe....

“Orë me diamante dhe flori”-Rama zbulon koleksion me dhurata brenda kryeministrisë


Gjatë një interviste-rrëfim mbrëmjen e djeshme, Kryeministri Edi Rama ka treguar edhe koleksionin e dhuratave të pranuara nga ana e tij me të cilat ka krijuar një koleksion në Kryeministri.

Ndër dhuratat e pranuara në koleksionin e kryeministrit nuk mungonin as ato të shtrenjtat. Nga kamera ra në sy një orë e shtrenjtë e mbushur me diamante.

Rama tha se dhuratat do i mbeten koleksionit të kryeministrisë për të cilën këroi që të vijohet si traditë edhe nga pasardhësit e tij.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Këto janë ora…

Blendi Fevziu: Njëra prej tyre mesa shoh e mbushur me diamante.

Edi Rama: Kjo është arsye që vijnë të na shpërthejnë Kryeministrinë.

Blendi Fevziu: Çelësin e mban vetëm ti?

Edi Rama: Jo unë nuk kam çelës, kjo është me kod, me kamera, e me të gjitha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *