Vendosni fjalën kyçe....

Përveç pensionistëve dhe policisë, qeveria jep shpërblim edhe për shëndetësinë


Qeveria, pas pensionistëve dhe trupës policore ka vendosur që të japë shpërblim edhe për sektorin shëndetësor.

Me një vendim qeveritar të botuar ditën e djeshme shtohet pika ku përjashton nga kufizimi për dhënien e shpërblimeve për institucionet e kujdesit shëndetësor dhe strukturat e Policisë së Shtetit.

U miratua vendimi për një shtesë në vendimin nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe përdorimin e fondit të veçantë”, të ndryshuar në mbështetje të nenit 4, të ligjit nr. 10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të nenit 12, të ligjit nr. 88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi: në fund të pikës 9, të vendimit nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje: “Përjashtimi kufizues sa më sipër nuk aplikohet për institucionet e kujdesit shëndetësor dhe strukturat e Policisë së Shtetit, mënyra e pagesës së të cilave përcaktohet, përkatësisht, nga fondi i sigurimit të detyrueshëm të kujdesit””, thuhet në dokument.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *