Një 50-vjeçar në Dibër është plagosur me armë zjarri.
I plagosuri është identifikuar si Faik Zeqja. Ai është qëlluar në këmbë dhe është dërguar në spitalin e Peshkopisë për mjekim.
Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të njohur si Rrethrrotullimi i Maqellarës.
Gjendja e tij nuk dihet ende ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.