Vendosni fjalën kyçe....

Polici në Fier shkon në spital me plagë në këmbë, thotë se ka qëlluar veten pa dashje


Një efektiv policie është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në Fier ndërsa polici i plagosur është 39-vjeçari Klodian Lamaj.

Ky i fundit është punonjës në Komisariatin e Peqinit ndërsa vetë efektivi ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht. Ngjarja po hetohet nga SHÇBA-ja e Prokuroria.

Njoftimi

“Sot rreth orës 21:20, në spitalin e Fierit, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta, punonjësi i policisë K. L., 39 vjeç, banues në Fier, (punonjës i Komisariatit të Policisë Peqin), i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punonjësi i policisë paraprakisht ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht. Grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *