Vendosni fjalën kyçe....

SKANDALI/ Lokali i Blushit “bombë” shëndetësore, qeveria asnjë masë


Festimet e Krishtlindjeve këtë vit ishin shumë ndryshe për shkak të kufizimeve që qeveria mori për qytetarët e thjeshtë, por nuk ka ndodhur e njëjta gjë për Ben Blushin.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim, ku shprehet se ligji për Ben Blushin nuk ekziston, ku thekson se qytetarët e thjeshtë gjobiten për maska në rrugë, ndërsa ai organizon festa me shumë veta.

Por ndonëse skandali në lokalin e Ben Blushit është një “bombë” shëndetësore, deri tani qeveria nuk ka marrë asnjë masë ndaj tij, pavarësisht se të gjithë qytetarët janë futur në karantinë për të parandaluar përhapjen e virusit.

Ashtu siç CNA.al raportoi edhe mbrëmjen e djeshme, lokali i Ben Blushit organizoi një festë me reth 200-250 veta duke mos e llogaritur aspak koronavirusin dhe karantinën pas orës 20:30.

“Per Arben Malaviten (Blushin) ligji nuk ekziston. Meshet ne Shtepine e Zotit nuk lejohen! Qytetaret per maska gjobiten ne rruge! Ne lokalin e Arben Malavites e zbardhin qindra vete! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital!

Ky eshte zbatimi i ligjit nga Ardi Veliu dhe ministri i familjes Çuçi. sb

Doktor ju falenderoj per denoncimin qe publikuat mbreme ku ne mes te Korces ne oren 23.00 behej feste me 200 vete duke u kthyer ne bombe shendetesore. Policia shkoi dhe e mbylli ambientin por asnje mase. Qytetaret gjobiten nga 30 mije leke per masken kurse lokali i Ben Blushit as nuk raportohet nga policia. Organizatorin e mbron qeveria dhe policia pasi Blushi eshte shok me Çuçin e Rilindjes. Asnje mase ligjore dhe po e fshehin ngjarjen. Policia po kerkon te shpetoje Blushin dhe te tijet ndersa qytetaret vuajne ne kulmin e pandemise. Faleminderit sepse te gjithe po e mesojne te verteten, Ben Blushi perdor Top Channel dhe Rilindjen e hajduteve te Rames per te shpetuar nga drejtesia me dy standarte. Qytetaret ne karantine Blushi ne lokalet e tij feston do kete serish dhe sonte feste. I garanton Ardi Veliu dhe Blendi Çuçi.”, shkruan Berisha.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e CNA


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *