Vendosni fjalën kyçe....

Turqia ashpërson masat, ata që udhëtojnë duhet të kenë testin negativ të Covid-19


Kompania ajrore turke, ‘Turkish Airlines’ do kërkojë nga të gjithë udhëtarët e huaj që të paraqesin rezultatet negative të testit të virusit të marrë brenda 72 orëve të fundit para se të hipin në avion, tha drejtori i kompanisë të premten.

“Me kërkesë të Ministrisë sonë të Shëndetësisë, të gjithë pasagjerëve që vijnë nga jashtë duke filluar nga 28 Dhjetori do t’u kërkohet të paraqesin rezultatet negative të testit të virusit PCR të marrë brenda 72 orëve të fundit para hipjes, si pjesë e luftës së Turqisë kundër Covid.” – shkroi Bilal Eksi në Twitter.

Turqia ndaloi të dielën e javës së shkuar përkohësisht fluturimet nga Britania e Madhe, Danimarka, Holanda dhe Afrika e Jugut për shkak të llojit të ri të koronavirusit. Fluturimet midis Turqisë dhe Holandës rinisën të mërkurën ndërsa ndalimi është ende në fuqi për fluturimet nga pjesa tjetër.

Ndërsa udhëtarët që nuk do kenë më vete përgjigjen e testit do karantinohen për 7 ditë e më pas do kryejnë tamponin. Ndërkohë për udhëtarët që futen në rrugë tokësore pritet të vlejnë të njëjtat masat por aty pritet të hyjnë në fuqi më 30 dhjetor.

Këto masa do jenë në fuqi deri në datën 1 mars 2021.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *