Vendosni fjalën kyçe....

Vrau e copëtoi trupin e së dashurës studente, dënohet me 12 vite burg historiani i njohur në Rusi


Historiani i shquar i epokës Napoleonike, Oleg Sokolov, është dënuar me 12 vite e 6 muaj burg, pasi u gjet fajtor për vrasjen dhe copëtimin e trupit të të dashurës së tij pas një sherri xhelozie.

Historia tronditëse e vrasjes, e cila zuri faqet e para të mediave në Rusi, nisi kur ekipet e shpëtimit u lajmëruan për një të moshuar që u hodh në lumin Moyka në qendrën historike të Shën Petersburgut.

Personi u nxor nga ujërat e ngrirë dhe u dërgua me urgjencë në spital duke vuajtur nga shoku dhe hipotermia. Por punonjësit e urgjencës u shtangën më pas kur zbuluan dy krahë të prera femra dhe një armë jo vdekjeprurëse në një çantë shpine, që njeriu i shpëtuar kishte me vete.

Pronari i çantës së shpinës u identifikua me shpejtësi si Oleg Sokolov, një studiues i famshëm i epokës Napoleonike nga universiteti më prestigjioz i Shën Petersburg, i cili është vlerësuar me Legjionin e Nderit, urdhrin më të lartë kombëtar të meritave në Francë, për studimet e tij.

Gjatë një kontrolli në apartamentin e mbushur me antika të 63-vjeçarit, jo shumë larg lumit, u gjetën një çantë me kokë njeriu, një sharrë hekuri e përgjakur, një sëpatë dhe disa thika.

Viktima doli të ishte studentja pasuniversitare 24-vjeçare Anastasia Yeshchenko, e cila dikur ishte e dashura e Sokolovit. Dyshja jetonte së bashku ndërsa dyshohet se Sokolov e vrau pas një përplasjeje të fortë me motive xhelozie sipas prokurorisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *