Një formë tjetër mutante e koronavirusit është zbuluar në Nigeri, pas atyre të zbuluar më herët në Afrikën e Jugut e Britaninë e Madhe. Rasti është pohuar nga zyrtari kryesor i Shëndetit Publik në Afrikë.
John Nkengasong, kreu i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, zbuloi ekzistencën e llojit të ri P681H të enjten, duke thënë se është i ndryshëm nga ato të gjetura kohët e fundit në Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut, shkruan Dailymail.
Mjekët nuk besojnë se lloji i ri është më infektues sesa llojet e mëparshme, por Dr. Nkengasong shtoi se shkencëtarëve u duhej ‘më shumë kohë’ për ta studiuar atë.
Ky lloj është shfaqur ndërsa Nigeria raporton një numër rekord të rasteve të koronavirusit, 1,133 raste të mërkurën.