Vendosni fjalën kyçe....

8 viktima e dhjetëra të zhdukur nga orteku në pikën turistike në Iran


Të paktën tetë alpinistë janë konfirmuar të vdekur të shtunën dhe disa të tjerë janë deklaruar të zhdukur në malet Alborz në veri të kryeqytetit të Iranit, Teheran pas reshjeve të mëdha të borës dhe një stuhie.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe në Iran (IRCS) tha në një deklaratë se tetë trupa janë gjetUr deri më tani ndërsa përpjekjet vazhdojnë të gjurmojnë të tjerët që rezultojnë të zhdukur në ortekun e borës.

Alpinistët janë bllokuar në vendpushime të ndryshme skish si Ahar, Darabad dhe Kolakchal në male, që nga e premtja pas reshjeve të mëdha të borës dhe ortekëve.

Megjithëse nuk dihet sasia e saktë e alpinistëve të vdekur dhe të zhdukur, burimet pretendojnë se numri mund të jetë në dhjetëra.

Zyrtarët në IRCS thanë se ekipet e shpëtimit po vazhdonin kërkimin për alpinistët e humbur, megjithëse përpjekjet janë frenuar nga kushtet e pafavorshme të motit.

Shumë familje kanë kontaktuar njësinë e urgjencave të vendit që nga e premtja, duke kërkuar informacion në lidhje me të afërmit e tyre të zhdukur.

Ortekët e stuhitë janë të zakonshme në malet e Teheranit verior gjatë dimrit dhe shumë alpinistë kanë humbur jetën ndër vite.

Teherani është i vendosur në rrëzë të maleve Alborz me shumë vendpushime skish.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *