Vendosni fjalën kyçe....

Hungaria nuk dëgjon BE-në, fillon e para vaksinimin anti-covid


Hungaria të shtunën u bë shteti i parë i Bashkimit Evropian që nis vaksinimin kundër koronavirusit, një ditë më herët se Franca dhe Gjermania.

Agjencia shtetërore e lajmeve, MTI, tha se vendi i Evropës Qendrore ka filluar ta shpërndajë vaksinën e kompanive Pfizer dhe BioNTech te punëtorët shëndetësorë në spitalet e kryeqytetit Budapest pasi e pranoi dërgesën e parë që mjafton për vaksinimin e 4.875 personave.

Personi i parë që e mori vaksinën ishte punëtorja shëndetësore, Adrienne Kertesz, që punon si mjeke në Spitalin “Del-Pest”, shkruan Reuters.

“Jemi shumë të lumtur që vaksina është këtu. Do ta marrim vaksinën, sepse bija jonë ka lindur foshnjë në Francë muajin e kaluar dhe duam të shkojmë dhe t’i shohim. Nuk guxojmë të udhëtojmë pa e marrë vaksinën”, tha një zonjë e moshuar, që po luante ping-pong me burrin e saj në një park të Budapestit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *