Teksa një pjesë e mirë e vendeve kanë nisur sërish të mbyllin aeroportet si dhe kanë shtrënguar masat lidhur me Covid-19, aeroporti i Rinasit ka konfirmuar 20 fluturime për ditën e nesërme.
Gjithsesi administrata e aeroportit u bën thirrje udhëtarëve që para nisjes të pyesin kompanitë ajrore dhe shtetet pritëse lidhur me rregullat që duhen zbatuar.
Më poshtë është lista e fluturimeve të konfirmuara. Po kështu në njoftim theksohet se maskat janë të detyrueshme ndërsa lejohet të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit europianë dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhetimit, sipas vendeve pritese.
Lista e fluturimeve
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim;
Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim;
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim;
Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim;
Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim;
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim;
EasyJet – Tiranë – Gjenevë dhe kthim;
Wizz Air – Tiranë – Bolonja dhe kthim;
Wizz Air – Tiranë – Berlin dhe kthim;
Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim;
Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim;
Albawings – Tiranë – Ankona dhe kthim;
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim;
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim;
Wizz Air – Tiranë – Mulhouse dhe kthim;
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim;
Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim;
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim;
Transavia – Tiranë – Paris dhe kthim;
TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim.