Vendosni fjalën kyçe....

Mashtroi policinë duke i thënë se u plagos me armë, 52-vjeçari drejtonte kamionçinën i dehur në Dibër


Policia ka zbardhur ngjarjen e djeshme ku në orët e mbrëmjes shtetasi F.Z 52-vjeç ishte paraqitur në qendrën shëndetësore në Maqellarë duke pretenduar se ishte plagosur me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.

Por nga hetimet e policisë është zbuluar se 52-vjeçari ka qenë duke drejtuar kamioçinën e tij në aksin Shupenzë-Maqellarë në gjendje të dehur në sens të kundërt dhe në momentin e zbritjes është dëmtuar në këmbë.

Pas bërjes së testit të alkoolit, 52-vjeçari ka rezultuar në gjendje të dehur.

Pas zbulimit të ngjarjes ai u arrestua për veprat penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Kallëzim i rremë”.

Njoftimi i policisë:

Deklaroi në spital se ishte plagosur me armë zjarri, zbardhet ngjarja dhe vihet në pranga për deklarim të rremë.

Në orët e mbrëmjes  së datës 25.12.2020, shtetasi F. Z., është paraqitur për ndihmë mjekësore në qendrën shëndetësore Maqellarë, i cili pretendonte se ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona të pa identifikuar.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes dhe nga veprimet e shpejta  e profesionale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë ka rezultuar se në aksin rrugor Shupenzë-Maqellarë, shtetasi F. Z., duke drejtuar automjetin tip ‘kamionçinë’, në gjendje të dehur  dhe në sens të kundërt të rrugës, në momentin që ka zbritur nga automjeti, është dëmtuar  në pjesën e këmbës dhe ka qëndruar në mes të rrugës.

Shtetasit F. Z., i është bërë testi i alkoolit me aparatin Drager, i cili ka rezultuar në gjendje të dehur në masën 0.61 mg/l.

Në përfundim të  veprimeve të para hetimore, nga specialistët e Policisë Rrugore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : F. Z., 52 vjeç, banues në Majtarë, Dibër për veprat penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Kallëzim i rremë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për  veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *