Vendosni fjalën kyçe....

Mbajtën hapur lokalet jashtë rregullit, dënohen me gjobë 3 lokale në Korçë


Tre lokale në Korçë janë gjobitur me gjobë 1 milion lekë pasi janë konstatuar se kanë organizuar aktivitete festive në shkelje të Aktit Normativ.

Dy lokale janë konstatuar përgjatë Bulevard Republikës dhe një tjetër në fshatin Dardhë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme dhe konkretisht përgjatë Bulevardit “Republika” në Korçë, kanë konstatuar dy subjekte në të cilët po zhvillohej aktivitet festiv në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Gjithashtu në fshatin Dardhë, Korçë, u konstatua 1 tjetër subjekt, i cili kishte organizuar aktivitet festiv në shkelje të Aktit Normativ.

Subjektet në fjalë, me pronarë shtetasit M. B., S. B., dhe A. T., janë ndëshkuar me masën administrative 1 milionë lekë secili, në bazë të Aktit Normativ nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 7.

Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapje”-njofton policia e Korçës.

Dy ditë më parë ish-kryeministri Berisha denoncoi se lokali në pronësi të Ben Blushit në Korçë mbahej hapur i pashqetësuar nga policia në kundërshtim të aktit normativ.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *