Një mjek në Boston, SHBA, tha se ai pësoi një nga reagimet më të këqija alergjike që ka përjetuar ndonjëherë pasi bëri vaksinën Covid-19 të kompanisë ‘Moderna’, pas një vargu rastesh të ngjashme nga vaksinat e kompanisë ‘Pfizer’.
Husein Sadrzadeh, një mjek onkolog në repartin e Hamotologjisë në Qendrën Mjekësore të Bostonit, e bëri vaksinën në prag të Krishtlindjes.
Punonjësi i kujdesit shëndetësor, i cili ka alergji të rëndë ndaj butakëve, tha se zemra e tij filloi të rrihte jashtë mase shpejt pasi bëri vaksinën.
Fillimisht, ai mendoi se rrahjet e zemrës së tij të rritura ishin për shkak të ankthit që ai kishte në lidhje me vaksinën, që buronte nga raportet e episodeve serioze mjekësore që ndodhën pasi personave të tjerë me alergji bënë vaksinën Covid-19 të Pfizer.
Sidoqoftë, ai shpejt e kuptoi se vuante nga diçka shumë më e rrezikshme. Brenda pak minutash, gjuha dhe fyti i Sadrzadeh filluan të mpihen, një reagim që ai e shoqëroi me alergjinë e tij ndaj butakëve. Edhe më shqetësuese, presioni i tij i gjakut ra shumë saqë nuk mund të dallohej më as nga aparaturat.
Për fat të mirë, mjeku kishte sjellë EpiPen-in e tij, të cilën e bëri vetë, para se stafi i spitalit ta çonte në urgjencë. Atij iu dhanë disa ilaçe, përfshirë steroide dhe Benadryl.
Nga të dhënat e urgjencës thuhet se në çastin e paraqitjes në spital ai kishte ‘gulçim, marramendje, palpitacion dhe mpirje pasi mori vaksinën Covid-19’.