Vendosni fjalën kyçe....

Pentagoni diskuton fshehurazi skenarin nëse Trump përdor ligjin ushtarak – Raporti


Më herët të premten, presidenti i SHBA-së Donald Trump hodhi poshtë raportet e medias se ai po mendonte të fuste në fuqi ligjin ushtarak në një përpjekje për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit si ‘lajme të rreme’.

Pentagoni po diskuton fshehurazi skenarin e veprimeve të tij në përgjigje të vendosjes së mundshme të ligjit ushtarak nga Presidenti Donald Trump përpara inaugurimit të Joe Biden në 20 Janar, shkruan Newsweek, që citon burime anonime nga Departamenti i Mbrojtjes.

Raportet tashmë janë mohuar me forcë nga shefi i Shtëpisë së Bardhë, i cili i përshkroi ato si asgjë tjetër përveç një lajmi tjetër të rremë, në një postim në faqen e tij në Twitter.

Ndërkohë, burimet pretenduan se zyrtarët e Pentagonit së bashku me krerët e njësive ushtarake të vendosura pranë Uashington DC janë në nivelin e kuq ‘të gatishmërisë’, pasi ata janë të përfshirë në ‘planifikim sekret të rezervave në rast se forcat e armatosura thirren për të ruajtur ose rivendosur rendin civil gjatë inaugurimit dhe periudhës së tranzicionit’.

Një nga personat e brendshëm argumentoi se për shkak të pandemisë së vazhdueshme COVID-19, presidenti amerikan aktualisht ka ‘fuqi të jashtëzakonshme që nuk kanë ndodhur më herët, të cilat mund ta bindin atë – veçanërisht nëse ai dëgjon disa nga mbështetësit e tij – se ai ka kompetenca të pakufizuara dhe është mbi ligji’.

Burimi i brendshëm e përshkroi ligjin ushtarak si ‘paradigma e gabuar për të menduar për rreziqet përpara’, diçka që i bëri jehonë nga një burim tjetër, i cili vuri në dukje se veprimet që Trump mund të bëjë muajin e ardhshëm, janë ende të paqarta.

“Megjithëse kam besim se udhëheqja ushtarake e ka të qartë atë që duhet të bëjnë, çmenduria është e pashembullt dhe mundësitë janë të pafundme.” – pohoi burimi.

Një person tjetër i brendshëm e quajti Trump një person i cili është ‘i hipnotizuar me levat e fshehta të presidencës që janë në dispozicion të tij’, duke veçuar të ashtuquajturat ‘Dokumente të Veprimit të Emergjencës Presidenciale (PEADs)’.

Dokumentet përfshijnë urdhra ekzekutivë, mesazhe presidenciale dhe ligje që shpërndahen midis departamenteve të ndryshme dhe agjencive qeveritare. Një nga PEADs, Direktiva 20, pretendohet se adreson ligjin ushtarak, sipas burimit.

Ata shpjeguan që direktiva futet në rast se Shtetet e Bashkuara i nënshtrohen një sulmi të armatosur, Uashingtoni shkatërrohet dhe puna e shtetit dhe qeverive lokale paralizohen,

“Sigurisht që Direktiva 20 nuk mund të zbatohet, sepse kushtet nuk janë të pranishme dhe ushtria nuk do e zbatonte.” – theksoi personi i brendshëm, duke shtuar, megjithatë, se ‘rreziku më i madh është që vetë ekzistenca e këtyre shtresave e direktivave sekrete mund të sjellin përshtypjen e fuqive dhe autoriteteve që nuk ekzistojnë vërtet në kohë paqeje’.

Gjenerali Flyn bën thirrje për vendosjen e ligjit ushtarak në gjashtë shtete

Vërejtjet pasojnë ish-Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të presidentit të SHBA-së, Gjeneralin Michael Flynn, duke i thënë medias Neësmax javën e kaluar se Trump duhet të vendosë ligjin ushtarak në gjashtë shtete dhe ‘të përdorë aftësitë ushtarake’ në një përpjekje për të ‘rimarrë’ zgjedhjet e 3 nëntorit atje.

“Presidenti duhet të planifikojë çdo ngjarje sepse nuk mund të lejojmë që këto zgjedhje dhe integriteti i zgjedhjeve tona të shkojnë ashtu siç janë.” – shtoi Flynn.

Trump e fali gjeneralin në 25 nëntor, në një lëvizje që i dha fund procesit gjyqësor për vite me radhë kundër Flynn me pretendimin se kishte gënjyer FBI-në në lidhje me kontaktet e tij me një ambasador rus në SHBA në vitin 2016 përpara inaugurimit të Trump.

Falja erdhi më shumë se një vit pasi një hetim nga këshilltari special i atëhershëm i SHBA-së, Robert Mueller, zbuloi se nuk kishte asnjë bashkëpunim midis Trump dhe zyrtarëve rusë në prag të zgjedhjeve presidenciale të SHBA 2016.

Trump ndërkohë, ende nuk e pranon humbjen në zgjedhjet e vitit 2020, duke theksuar ‘manipulimin e zgjedhjeve’ dhe duke kritikuar votimet si ‘më të korruptuarat’ në historinë e SHBA-së.

Më herët në dhjetor, mbledhja e Kolegjit Zgjedhor të SHBA-së i njohu demokratit Biden 306 vota kundrejt 232 votave të Trump, nga 270 që duhen për t’u bërë president. Votat pritet të certifikohen nga Kongresi i SHBA-së në 6 Janar.

Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani

VINI RE: Ky material është pronësi intelekuale e Sputnik


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *