Mëngjesin e sotëm është regjistruar një ngjarje në fshatin Pllanë të Lezhës ku persona persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të lokalit të Gjovalin Prendit dhe më pas janë larguar. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar nga të shtënat me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm në rrethana ende të paqarta.
Policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Gjovalin Prendit në 2014 i kanë ekzekutuar me breshëri kallashnikovi nipin Taulant Prendi 27 vjeç, ndërsa mbeti i plagosur vëllai i Taulantit, Aurel Prendi, 25 vjeç.
Ekzekutimi ndodhi pranë Urës së Milotit, ku dy vëllezërit Prendi së bashku me Klodian Ndreca, 28 vjeç, po udhëtonin me një makinë tip “Golf” ku dy persona ka qëlluar mbi 20 herë me kallashnikov në drejtim të tyre.
Klodjani dhe Taulanti mbetën të vdekur në vend, ndërsa u plagos rëndë Aurel Prendi.