Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur ne lagjen Partizani ndërsa tritoli i është vënë një mjeti të parkuar pranë një banese.
Nuk raportohet për viktima apo të plagosur ndërsa mjeti të cilit i është vënë tritol i përket shteasit Nazmi Badulla.
Njoftimi
Shkodër/Informacion Paraprak
Më datë 26.12.2020, rreth orës 20:25, në lagjen “Partizani”, Shkodër, mjeti i cili ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit N. B, ne rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës eksplozive, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.