Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar buletinin e të dhënave të pandemisë së shkaktuar nga virusi i ri korona.
Në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 499 persona, ndërsa kanë humbur betejën me COVID-19 edhe 10 qytetarë. Kështu që nga fillimi i pandemisë numri i të infektuarve ka shkuar në 56,254, kurse ai i viktimave në 1153.
Rastet pozitive të konfirmuara janë në:180 raste në Tiranë, 36 në Durrës, 29 në Fier, 21 në Shkodër, 19 në Vlorë, nga 16 raste në Elbasan, Gjirokastër, 15 në Sarandë, 13 në Lushnje, nga 12 raste në Lezhë, Berat, 11 në Dibër, nga 9 raste në Pogradec, Kavajë, nga 8 raste në Mirditë, Mat, nga 6 raste në Kurbin, Përmet, Delvinë, Tepelenë, 5 në Korçë, nga 4 raste në Tropojë, Librazhd, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Kukës, Has, Peqin, Klos, Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Selenicë, Kolonjë, Shijak, Skrapar, Poliçan, nga 1 rast në Devoll, Pukë, Mallakastër, Divjakë, Roskovec, Bulqizë, Memaliaj, Vorë, Këlcyrë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,565 që nga fillimi i epidemisë.
Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 316 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 10 qytetarë nuk e kanë fituar betejen me covid19. Mjeku 72 vjeçar Sali Baco; 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 55-80 vjeç.