Një aksident ka ndodhur në rrugën e lumit të Vlorës mbrëmjen e sotme.
Raportohet se 3 persona janë lënduar.
Mes të lënduarve është edhe një fëmijë. Të gjithë janë dërguar në spitalin e Vlorës por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe pritet që në vazhdim të zbardhen rrethanat dhe më shumë detaje mbi ngjarjen.