Vendosni fjalën kyçe....

Banorët godasin, kafshojnë e pështyjnë policinë në Britani gjatë festës së Krishtlindjeve – Raporti


Krishtlindja zakonisht shoqërohet me mirësi, festë e kënaqësi mes njerëzve por nuk ka qenë rasti  me policinë në Sussex, Britani të Madhe.

Oficerët e policisë kanë raportuar për dhjetëra sulme ndaj tyre gjatë periudhës së pushimeve. Në një deklaratë të botuar në faqen e saj të internetit, policia e Sussex tha se të paktën 16 oficerë ishin sulmuar ndërsa ishin në detyrë në të gjithë qarkun Ditën e Krishtlindjeve.

Incidentet e dhunshme përfshinin pështyma, shkelma, grushta dhe kafshime, ndërsa një oficer pësoi dëmtim në shpatull. Policia tha se sulmet ndaj oficerëve ishin të papranueshme dhe se nuk do toleroheshin.

Nga 16 incidente të regjistruara, 12 kanë ndodhur në West Sussex dhe katër kanë ndodhur në Brighton dhe Hove, thuhet më tej në deklaratë.

“Ne e dimë që gjërat janë të vështira për momentin, veçanërisht gjatë sezonit festiv, por të gjithë jemi në këtë së bashku. Pavarësisht nga rrethanat, nuk ka absolutisht asnjë justifikim për të sulmuar një oficer policie dhe kushdo që shpallet fajtor për kryerjen e një vepre të tillë do përballet me forcën e ligjit.” – tha shefi i policisë së Sussex-it, Steve Rayland.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *