Vendosni fjalën kyçe....

Bombë vetëvrasëse? I dyshuari për shpërthimin në SHBA dyshohet se vdiq në vendngjarje, FBI nis hetimin (Video)


Agjentët federalë kanë bastisur shtëpinë e një ‘personi’ lidhur me shpërthimin që ndodhi ditën e Krishtlindjeve në Nashville, SHBA.

Burime të shumta të zbatimit të ligjit thanë se i dyshuari besohet të ketë vdekur, ndërsa CNN tha se mund të bëhet fjalë për një ‘bombë vetëvrasëse’.

Ndërsa zyrtarët nuk pranojnë ta publikojnë emrin e të dyshuarit, oficerët e policisë e FBI-së shkuan të bëjnë kontroll në një shtëpi periferike me tulla të kuqe në Bakertoën Road në Antioch, Tenesi të shtunën.

Fillimisht një skuadër anti-eksploziv e kontrolloi shtëpinë për pajisje të mundshme shpërthyese e ma pas agjentët federalë filluan kontrollin e imtësishëm të banesës.

Hetuesit gjithashtu po punojnë për të identifikuar fragmente të dyshuara të mbetjeve njerëzore të gjetura në vendin e shpërthimit, sipas FBI-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *