Shefi i Policisë Kufitare në Kakavijë, ka njoftur sot kategoritë e personave që lejohen të futen në territorn grek.
Në një konferencë për shtyp, Vilson Dine, tha se lejohet të udhëtojnë drejt vendit fqinj personat me origjinë greke, shqiptarët me leje qëndrimi në Greqi, shtetasit minoritarë me kartë të veçantë dhe trupi diplomatik.
Po kështu lejohen të kalojnë edhe shtetasit shqiptarë që janë të pajisur me autorizim të veçantë nga përfaqësitë diplomatike greke, për arsye pune apo shëndetësore.
Për sa u përket drejtuesve të kamionëve apo furgonëve që transportojnë mallra, ata duhet të kenë plotësuar e printuar formularin PLF (Passanger Locator Form) në adresën elektronike ëëë.travel.gov.gr si dhe të kenë test PCR me rezultat negativ, në gjuhën angleze me të dhënat personale dhe numrin e dokumentit të udhëtimit.
Hyrje dalje në Greqi e Shqipëri janë të lira e pa kufizime për ata që plotësojnë kushtet çdo ditë nga ora 6 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes.