Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i vdekur 44-vjeçari në Tiranë, dyshohet se është vetëvrarë


Një person është gjetur i vdekur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Jakov Xoxe’ brenda banesës së një 44-vjeçari me iniciale D.M.

Dyshohet se ai është vetëvrarë ndërsa policia ka gjetur armën e zjarrit me të cilën dyshohet se ëshë vetëqëlluar.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.12.2020, rreth orës 23:15, në rrugën “Jakov Xoxe”, në banesë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë me armë zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 44 vjeç. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas para disa javësh ka shfaqur shenja depresioni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *