Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën nga Covid-19 mjeku nga Elbasani


Një tjetër mjek ka humbur jetën në vend lidhur me Covid-19. Mësohet se neuropsikiatri Sali Baco nuk  ka mundur dot t’i mbijetojë virusit.

Ai ka qenë i shtruar prej disa ditësh në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë. Shqipëria ka një raport të lartë të vdekjes së personelit shëndetësor nga Covid-19 krahasuar me rajonin apo Europën.

Deri tani në vend kanë humbur jetën 25 mjekë në vend lidhur me pandeminë ndërkohë që në vendet e tjera numri është shumë më i ulët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *