Sipas Tuttosport, Arsenali ua ka ofruar Mesut Ozilin Juventusit me Gunners që janë të gatshëm që t’ia paguajnë lojtarit edhe pagën, por Zonja e Vjetër nuk është e interesuar
Mesfushori ofensivë gjerman është lënë jashtë skuadrës së Arsenalit në Premier Ligë dhe Europa Ligë për sezonin e tanishëm.
32 vjeçari nuk ka bërë paraqitje zyrtare këtë sezon dhe largimi nga Londra Veriore në janar duket i mundshëm.
Sipas Tuttosport, Arsenal dhe agjenti i lojtarit Erkut Sogut ia ka ofruar ish yllin e Real Madridit disa klubeve në Evropë, përfshirë edhe Juventusin.
Gjigantët e Premier Ligës dëshirojnë që të lirohet nga Ozili në afatin e janar, gjashtë muaj para se të skadojë kontrata e tij.
Për këtë arsye, ata janë të gatshëm që ta japin edhe pagën e lojtarë, duke e larguar fituesin e Botërorit të vitit 2014 pa para.
Megjithatë, Juventusi e ka refuzuar ofertën e Arsenalit.
Ozil luajti për herë të fundit një ndeshje garuese më 7 mars të këtij viti kundër West Ham.