Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Jashtme greke: Dekreti për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon hyn në fuqi sot


Ministria e Jashtme greke nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka thënë se nga sot dekreti presidencial për zgjerimin e ujërave në 12 milje në Ishujt e Jonit dhe Detin Jon deri në Kepin e Tainaros në Peleponez.

Sipas MPJ-së greke dekreti është në zbatim të Konventës së OKB-së të viti 1982.

Në deklaratë thuhet se zgjerimi nuk do të ndodhë në pjesë të tjera të rajonit të saj.

Njoftimi i MPJ-së greke:

Me botimin e tij në Gazetën e Qeverisë, Dekreti Presidencial për mbylljen e gjireve dhe vizatimin e vijave bazë në rajonin e Detit Jon dhe Ishujt Jon deri në Kepin Tainaro në Peloponez hyri në fuqi sot.

Dekreti Presidencial u lëshua në zbatim të ligjit ratifikues të Konventës së Kombeve të Bashkuara 1982 mbi Ligjin e Detit. Është një hap i domosdoshëm për procesin e zgjerimit të zonës bregdetare të vendit në zonën e mësipërme, veprim i cili, sipas Konventës, është një e drejtë e patjetërsueshme e vendit.

Dekreti i Presidentit thekson se Greqia rezervon të drejtën të ushtrojë të drejtat e saj përkatëse në rajonet e tjera të territorit të saj, pasi ato rrjedhin nga Konventa për Ligjin e Detit, e cila pasqyron të drejtën zakonore ndërkombëtare.

Greqia, e vendosur në mënyrë rigoroze për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë ligjin e detit, gjithmonë vepron në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *