Vendosni fjalën kyçe....

“Nga përdorimi i administratës e nxënësve te shkarkimet nga puna” – KQZ përcakton çfarë s’lejohet 4 muaj para zgjedhjeve


Komisioni Rregullator, pjesë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka marrë disa vendime lidhur me vendosjen e rregullave për sa i përket monitorimit e parandalimit të veprimtarive të ndaluara, sjelljes ap përdorimit të burimeve njerëzore e financiare gjatë periudhës katër mujore para zgjedhjeve të 25 prillit.

Kjo ka të bëjë me trajtimin e garantimin e paanshmërisë së kandidatëve të partive politike që do marrin pjesë në zgjedhje lidhur me sjelljen e administratës publike e institucioneve shtetërore.

Në mbledhjen e djeshme, Komisioni Rregullator ka përcaktuar veprimet e ndaluara të administratës publike e institucioneve të përmbledhura në disa pika.

Ndër to përmenden  veprimtaritë publike për të cilat janë vënë fonde së fundmi jo sipas planit buxheti katër muaj para datës së zgjedhjeve.

  1. mbështetjen dhe promovimin e projekteve dhe/ose të investimeve, me interes apo shtrirje territoriale kombëtare ose vendore në fushën e transporteve të çdo lloji, të energjetikës, të telekomunikacionit, të veprave ujore të çdo lloji, në shërbim dhe interes të publikut;
  2. mbështetjen dhe promovimin e projekteve dhe/ose të investimeve, kombëtare ose vendore, me karakter social dhe ekonomik, si edhe ato në funksion të mbrojtjes dhe ruajtjes së mjedisit, të shëndetit, të kulturës, rinisë, sporteve dhe të arsimit publik në të gjitha nivelet, si dhe të infrastrukturës, në shërbim të interesit publik;
  3. mbështetjen dhe promovimin e projekteve dhe/ose të investimeve për mbrojtjen dhe ruajtjen e monumenteve dhe të objekteve të paluajtshme të karakterit arkeologjik, historik, kulturor e shkencor dhe të objekte publike, ose për mbrojtjen dhe ruajtjen e objekteve të luajtshme me vlerë institucionale, historike, arkeologjike, kulturore ose shkencore;
  4. mbështetjen dhe promovimin e projekteve dhe/ose të investimeve strategjike, sipas legjislacionit në fuqi;
  5. mbështetjen dhe promovimin e objekteve të rindërtuara ose në proces rindërtimi për shkak të fatkeqësive natyrore.

Po kështu veprimtari të ndaluara llogariten edhe shpërndarja e lejeve të legalizimit 4 muaj para zgjedhjeve, të akteve për regjistrimin e tokës si dhe përdorimin e detyruar në fushatë zgjedhore gjatë orarit zyrtar të nëpunësve publikë, studentëve e nxënësve.

Të ndaluara janë edhe shkarkimet nga detyra apo marrja në punë në institucionet shtetërore apo administratën publike si dhe kontrollet e verifikimet e biznesit në kundërshtim me ligjin.

*Vendimin e plotë të KQZ-së e lexoni këtu: Vendimi KQZ


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *