Vendosni fjalën kyçe....

Nisin reshjet e borës në vend, zbardhet veriu (Video)


Kanë nisur reshjet e borës në vend. Hasi, Tropoja, Kukësi e Dibra janë zbardhur nga flokët e borës që ka mbushur malet në lartësitë mbi 600 metra.

Trashësia e borës në lartësi ka arritur deri në 15 centimetra. Ndërkohë rrugët kombëtare në qarkun e Kukësit e të Dibrës janë të hapura. Megjithatë disa fshatra në Kukës, si Zahrishti, Golaj e Fajza raportohet se kanë pasur probleme me furnizimin me energji elektrike.

Reshje dëbore ka pasur edhe në qytetet e Peshkopisë e Bulqizës në Dibër.

Në rrugën që lidh Peshkopinë me Kukësin, në zonën e Kalasë së Dodës ka pasur reshje të dendura dëbore por rrugët janë të hapura.

Probleme janë shfaqur në rrugën që lidh Bulqizën me Librazhdin pasi në pjesën Ostren-Steblebë bora ka shkaktuar probleme për qarkullimin edhe për shkak të rrugës së amortizuar.

*Video Credit: Syri


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *