Katër ushtarë pakistanezë humbën jetën, pasi helikopteri i tyre ushtarak u rrëzua pranë kufirit me Kinën.
Helikopteri po evakuonte trupin e një ushtari që vdiq më herët në një ortek bore.
Një zëdhënës i ushtrisë tha se incidenti ndodhi në rajonin Gilgit-Baltisan për “arsye teknike”.
Ushtria pakistaneze ka përjetuar disa incidente ajrore këtë vit.
Në muajin shkurt shkruan REL, një avion u rrëzua gjatë një misioni trajnues në provincën Punxhab.
Në mars, një tjetër avion u rrëzua pranë Islamabadit, gjatë stërvitjeve për një paradë ushtarake, duke shkaktuar vdekjen e pilotit.
Në prill, dy pilotë vdiqën kur avioni i tyre ushtarak u rrëzua në provincën Punxhab.