Ekipet pritëse i kanë fituar ndeshjet respektive në Superligën shqiptare. Kështu Bylisi ka mposhtur Apoloninë në derbi me rezultatin 3-1.
Kastrioti ka mposhtur Laçin në një tjetër derbi me rezultatin 1-0 ndërsa Vllaznia ka shpartalluar keqazi Skënderbeun 5-1. Pasdite pritet të luhen supersfidat mes Partizanit e Kukësit si dhe ajo mes Teutës e Tiranës.
Pas tre rezultateve të deritanishme Vllaznia e sheh veten 8 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Kukësi e 9 pikë larg Partizanit, Teutës e Kastriotit e një barazim mes ‘të kuqve’ e kuksianëve do e favorizonte jashtë mase.