Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 5.5 ka tronditur provincën lindore të Turqisë, Elazig. Ajo ishte goditur edhe më herët nga një goditje e fuqishme në fillim të këtij viti.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), lëkundja ishte me magnitudë 5.5 ballë ndërsa epiqendra e tij 10 kilometra nën sipërfaqe.
Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) e konsideroi tërmetin të jetë edhe më i cekët, duke zbuluar epiqendrën e tij vetëm dy kilometra nën tokë.
Sipas raporteve të medias lokale, tronditja u ndje gjithashtu në të gjithë provincat e tjera lindore në vend.
Deri më tani, nuk është raportuar për dëme ose viktima.
Turqia është rrënuar nga tërmete të fuqishëm kohët e fundit. Në fund të janarit, Elazig u godit nga një goditje e fuqishme me madhësi 6.8 ballë, e cila rrafshoi ndërtesa të shumta dhe la të paktën 41 njerëz të vdekur. Mbi 1500 të tjerë morën lëndime të ndryshme.